Description[]
Për 4 vetë.
Ingredients[]
- Lakër 1 kg
- mish i grirë 200 gram
- qepë 2 kokrra
- oriz 2 filxhanë kafeje
- kripë, piper
Directions[]
- Pasi pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani lakra e bardhë, vihet në tenxhere me ujë të vluar dhe kripë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak.
- Pastaj kullohet dhe happen gjethet dhe kërcinjtë e fortë.
- Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me mish te grire të përzier me oriz.
- Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda.
- Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta.
- Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaverdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, kripë dhe piper.