Description[]
Për 4 vetë (for 4 people).
Ingredients[]
- Per brumin:
- 1 kg miell
- 3-4 gota ujë
- kripë
- -- Per masën:
- 200 gr gjalpë
- 2 filxhana caji ajkë
- 3 lugë vaj
Directions[]
- Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë perberesit të jenë shkrirë në një masë të vetme, lyhet tepsia me vaj dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.
- Mesi, qe është bosh mbushet me rradhë paralele.
- Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur.
- Kjo piqet për 3-5 minuta.
- Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
- Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia.
- Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta.
- Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
- Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.