Description[]
Për 4 vetë.
Ingredients[]
- 1 kokë
- gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje
- miell 1 luge kafeje
- spec djegës 1/2 luge kafeje
- kripë, piper
- uthull 2-3 lugë
- hudhra 4-5 thelpinj
- 1 qepë
- karrota 2-3 copë
- selino, majdanoz
Directions[]
- Pasi pastrohet, koka vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr.
- Kur të ketë marrë vale i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz.
- Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka.
- Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike.
- Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës.
- Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripë dhe piper i zi.Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.