Description[]
Për 4 vetë.
Ingredients[]
- Patëllxhanë 1 kg
- qepë 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripë, piper, majdanoz
Directions[]
- Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe lëKura në tre rripa nga të dyja anët.
- Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit dhe vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore.
- Ndërkohë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi, shtohen domate të qëruara dhe të prere në forme kubike; vazhdon kaverdisja në zjarr të ngadalshem në mënyrë që qepa të zbutet.
- Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull.
- Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak vaj pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur.
- Sipër u vihet nga një fetë domate.
- Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.