Description[]
Për 4 vetë.
Ingredients[]
- Mish 500 g
- gjalpë 2 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- kos 3 gota uji
- miell 2 lugë gjelle
- oriz 1 lugë gjelle
- kripë
Directions[]
- Përgatitet me mish qengji ose dashi. (Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë).
- Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent.
- Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet.
- Pasi të piqet hiqet nga furra.
- Në nje tenxhere me gjalpë kaverdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë.
- Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë.
- Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
- Në rast se perdoret mish dashi, ai më parë duhet të ziejë.
- 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
- Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
- Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët.
- Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.